Ebola duket se së fundmi është shfaqur sërish në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos.
Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtari shëndetësor Mitchell Tosalisana ka konfirmuar një tjetër rast të ri dhe kjo ndodhi më pak se një javë pasi vdekja e një të riu shkaktoi frikë nga një epidemi tjetër e madhe.
Ndër të tjera thuhet se pasi është zbuluar rasti i Ebolës, menjëherë ka filluar dhe fushata e vaksinimit anti –Ebola.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi se tre persona nga i njëjti vendbanim vdiqën në shtator, pasi kishin simptoma të ngjashme me Ebola të vjella të rënda, gjakderdhje dhe diarre.
Qyteti Benny ishte epiqendra e epidemisë Ebola nga 2018 deri në vitin 2020, kur më shumë se 2.200 njerëz vdiqën dhe më shumë se 1.000 të tjerë u infektuan. Përhapja e fundit e virusit vdekjeprurës përfundoi në maj pasi vdiqën gjashtë persona.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë, ende nuk është e qartë nëse rastet e fundit lidhen me epidemitë e mëparshme./abcnews.al