Denaj: Shifrat e ekonomisë më mirë se parashikimet, punësimi kaloi nivelin e parakrizës

schedule13:53 - 14 Tetor, 2021

schedule 13:53 - 14 Tetor, 2021

Ish-ministrja e Financës dhe Ekonomisë Anila Denaj deklaroi se shifrat e ekonomisë sot janë shumë më mirë se parashikimet. Ajo u shpreh punësimi ka kaluar nivelin e parakziës. Ajo theksoi se fondet e buxhetit të shtetit duhet të shikohen si lehtësi për jetën e qytetarëve.

“Shifrat janë më mirë se parashikimet e ekonomisë së Financave. Flasim për një recesion që u tkurr. Punësimi ka kaluar nivelin e parakrizës. Për çfarë arsye kthehet ligji shumë i rëndësishëm i buxhetit të shtetit kur flitet për të rritur investimet. Nuk besoj se ka sot shqiptarë që flasin për nevojë më shumë se ata që duan të vaksinohen dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre.

Fondet duhet të shikohen si lehtësi për jetën e qytetarëve. Pak më parë u përmend se si aktet normative nuk ndihmojnë parashikueshmërinë. Flasim për një vit jo normal dhe akte normative që i shërbejnë zhvillimit ekonomik të këtij vendi. Konsolidimi fiskal nuk ndodh automatikisht. Nuk jemi vendi i parë që rrisim deficitin për të kthyer konsolidimin fiskal. Kjo qeveri e ka mbajtur gjithmonë fjalën”, u shpreh Denaj. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!