Prifti: Kriza energjetike erdhi nga keqmenaxhimi

schedule22:01 - 13 Tetor, 2021

schedule 22:01 - 13 Tetor, 2021

Për pedagogun Rezart Prifti kriza energjetike që është shpallur nga qeveria vjen si pasojë e keqmenaxhimit dhe nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me tregun ndërkombëtar.

Në studion e “Bardh a Zi”, Prifti theksoi se situata ka ardhur si pasojë e problemit me menaxhimit.

“Kriza energjetike ka dy dimensione, e para është ai ndërkombëtar. Kam përshtypjen se ne jemi deri diku të pavarur. Unë e shikoj si problem menaxhimi. Krizë menaxhimi ka qenë përherë. Pak a shumë si ideja e pandemisë. Pandemia nuk shpiki probleme të reja po thelloi ato që kishim. Me kaq investime dhe kaq formula minimumi t’i bën një kontratë për të ardhmen: Unë po ta shes tani ,këtë çmim ti ma jep klur të më duhet me këtë çmim. Janë gjëra që janë aq të thjeshta.   Deri në fund të vitit nuk do reflektohet rritja e çmimeve. Blerja e fundit që u bë në bursë, u ble me një çmim ekstrem. Problemi në atë blerje ishte se dy ishin ndërkombëtarë dhe tre të vendit,” tha Prifti.

Lexo edhe: Debat në “Bardh a Zi”, Kadia: Rritja ekonomike sot është 7.2%; Agalliu: Jeni në terezi ju

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe deputeti i PD, Arbi Agalliu, i cili kujtoi se ka denoncuar në SPAK tre tendera  për këtë situatë.

“Në raport me Shqipërinë e rëndon kë shumë vjedhja dhe abuzimi sesa situata ndërkombëtare. PD ka denoncuar tre tendera që janë shpenzuar 10 milion euro më shumë seç do bliheshin në bursë. Krizat vijnë më shumë nga keqmenaxhimi. Në sektorin e energjisë janë me qindra patronazhistë të punësuar,” thekosi Agalliu. g.v/abcnews.al