Një vendbanim prehistorik është zbuluar në Janinë, gjatë punimeve në rrugën “Stavrou Niarchou”, njoftojnë autoritetet greke.
Vendbanimi daton në Epokën e Bronzit (2000-1100 para Krishtit) dhe përfshin vegla guri, objekte të punuar me dorë, enë, disa prej të cilave janë zbukuruar me motive të stampuara ose plastike.
“Ky është një grup gërmimesh, i cili ofron informacion dhe të dhëna të vlefshme, në lidhje me banimin në zonat buzë liqenit të pellgut të Janinës, gjatë periudhës së caktuar kohore. Duhet të theksohet se dëshmitë përkatëse arkeologjike janë shumë të kufizuara, dhe për këtë arsye, zbulimi dhe studimi i këtij grupi do të plotësojë tablonë fragmentare që kemi për vendbanimin e banuar në brendësi të Epirit, në kohët e vona parahistorike,” thuhet në njoftim. g.v/abcnews.al