Aurelien Tchuameni, vëtëm 21-vjeç ka zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha në Evropë pas paraqitjeve fantastike me Monacon, por edhe me kombëtaren e Francës.
Real Madridi menjëherë nisi të interesohej për të, pasi e sheh si zëvendësuesin ideal të Casemiros, i cili për shkak të moshës nuk premton edhe shumë vitë në nivele të larta.
Por “galaktikët” nuk do të jenë vetëm në këtë garë, pasi edhe Juventusi e Chelsea i janë vënë pas yllit francez.
Allegri dëshiron shërbimet e tij për të përforcuar mesfushën që në merkaton e janarit, madje janë gati të përfshijë në operacion edhe Weston McKennie për të ulur shpenzimet e parave. Padyshim që nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasi në krahun tjetër edhe Chelsea e sheh atë si zëvendësuesin perfekt për N’golo Kante.
Monaco ashtu siç ka vepruar me të gjithë yjet e saj, nuk ka ndërmend ta lëshojë Tchouamenin pa 60 milion euro. Një shifër e përballueshme për ekipet e lartpërmenduara. /abcnews.al