Pas përfundimit të pjesës së parë me rrjeta të paprekura mes Shqipërisë dhe Polonisë në “Air Albania Stadium”, 45 minutëshi i dytë ka nisur i vrullshëm.
Si Polonia ashtu dhe Shqipëria kanë krijuar disa raste pranë portës megjithatë deri më tani ka munguar goli.
Skuadra mike pjesën e dytë e ka nisur me një zëvendësim pasi Klish i zë vendin Moder.
Ndërkohë një rast i pastër goli është mbyllur nga Kumbulla. Në minutën e 48’, Hysaj merr karton të verdhë për një faull në sulm.
Reja bën ndryshimin e parë, futet të lojë Armando Broja, ndërsa jashtë del Myrto Uzuni.
FORMACIONET ZYRTARE
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi, Ramadani, Bare, Roshi, Uzuni, Manaj.
Trajner: E. Reja
Polonia: Shezni, Davidovics, Bednarek, Glik, Puçarz, Jozviak, Kryçoviak, Moder, Zielinski, Buksa, Levandovski.
Trajner: P. Sousa
/abcnews.al/