Lionel Messi i dha fund aventurës së tij te Barcelona verën e kaluar duke iu bashkuar Paris-Saint-Germain.
Ndarja erdhi për shkak se klubi katalanas nuk pati fuqinë e duhur ekonomike për ta përballuar një tjetër kontratë me shifra të larta për yllin argjentinas dhe si rezultat ai i largua drejt Ligue 1 me kosto zero.
Por, për Leo Messin kishte interesim edhe Atletico Madrid.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i kësaj skuadre Diego Simone, i cili ka thënë se sapo mori vesh që Messi po ndahej me Barcelonën, e telefonoi Luis Suarezin për të kuptuar nëse kishte ndonjë mundësi për transferimin e tij në “Wanda Metropolitano”.
“Kur u konfirmua se Messi do të largohej nga Barça, unë telefonova Luis (Suárez) dhe e pyeta nëse kishte një mundësi minimale që ai të vinte në Atlético. Unë nuk e pyeta Leon direkt për shkak të respektit të madh që kam ndaj tij “, ka thënë Simeone. /abcnews.al/