Në Greqi vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 32 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 3 065 qytetarë.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore vijojnë të jenë të intubuar 336 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Greqi janë infektuar 682 394 persona nga të cilët 50.9% janë meshkuj, mes të cilëve kanë humbur jetën 15 210 pacientë. /abcnews.al

