Nga Xhensila Kodra
Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Andon Zako Çajupi”, e cilësojnë të turpshëm sherrin mes dy mësueseve. Ata thonë se stafi pedagogjik duhet të edukojë fëmijët, e jo të zihen në prezencë të tyre.
Një veprim të ulët e cilëson konfliktin mes dy mësueseve dhe roja i kësaj shkolle.
Mëngjesin e së hënës, mësuesja e historisë Domenika Toptani 53 vjeçe dhe ajo e Letërsisë, Elida Qenami 46 vjeçe, u konfliktuan verbalisht me njëta-tjetrën, ku për shuar sherrin ndërhynë edhe familjarët e tyre.
Zyrtarisht policia thotë se debati nisi për tavolinën në lokali ku ishin ulu përballë shkollës. Por, burimet sqarojnë për ABC se debati mes tyre ka nisur një javë më parë për menaxhimin dhe administrimin e klasave në shkollë.
Lexo edhe: Sherri i mësueseve te “Çajupi” për tavolinën, të afërmit kapën karriget. 1 i arrestuar, 5 hetohen
Në pranga u vu 39 vjeçari Edmond Faja, ndërsa pistoletën tip TT, policia e sekuestroi në vendngjarje. Mes personave që po hetohen në gjendje të lirë është një punonjës i policisë ushtarake, Ndriçim Qefalija.
Pas ngjarjes, Zyra Arsimore Tiranë, pezulloi nga detyra të dyja mësueset. /Abcnews.al
https://youtu.be/NJzRcnx_HSw