COVID-19 duket se ka “zënë rrënjë” në ekipin kombëtar. Një lajm aspak i mirë kjo për të gjithë shqiptarët dhe për drejtuesit e ekipit tonë të futbollit.
Numri i të prekurve më COVID-19 në këtë grumbullim është 3, por mund të shkojë në 4. Cikalleshi, Hoxhallari dhe fizioterapistit Voci janë të konfirmuar se kanë rezultuar pozitiv, ndërsa Klaus Gjasula, i cili ishte projektuar edhe titullarë në ndeshjen e sotme kundër Polonisë, sipas Telesport, ka shfaqur simptomat e para dhe dyshohet të jetë me COVID-19, dhe është izoluar ashtu siç e kërkon dhe protokolli.
Tek Kombëtarja janë të gjithë në pritje të përgjigjjes së tamponit për të parë nëse Gjasula rezulton pozitiv apo jo. Në këtë kushte trajneri Edi Reja bëhet me dhimbje koke, duke marrë parasysh se mungesa e Gjimshitit, Cikalleshit tani edhe Gjasulës do të ndikojnë në ndeshjen e sotme, sepse në një situatë tjetër të 3 futbollistët do të ishin titullarë të padiskutushëm. /abcnews.al