U zu me kolegen për një tavolinë në lokal, kjo është mësuesja e Historisë te “Çajupi”

schedule10:15 - 12 Tetor, 2021

schedule 10:15 - 12 Tetor, 2021

Kjo është  mësuesja e historisë në shkollën “Andon Zako Çajupi” Domenika Toptani 53 vjeç e cila ditën e djeshme u përfshi në një sherr me mësuesen e Letërsisë  po në këtë shkollë, Elida Qenamin 46 vjeç, për një tavolinë në lokalin ku ishin ulur.

Të dyja mësueset janë pezulluar nga detyra. Dje në sherrin mes 2 mësueseve u përfshinë edhe të afërmit e tyre, të cilët përdorën karriget e lokalit duke gjuajtur njëri tjetrin dhe armë.

Në pranga ka rënë Faja 39 vjeç i cili gjatë konfliktit me sende të forta ka nxjerrë dhe armën duke qëlluar vetëm 1 herë në ajër. 5 familjarë të tjerë të mësueseve janë vënë nën hetim, konkretisht Elton Kasaj, 30 vjeç, Enrik Qenami, 41 vjeç, të afërm të mësueses së letërsisë Elida Qenami dhe  Enea Kovaçi, 32 vjeç , Ndriçim Qefalija, 43 vjeç, një 41 vjeçar si dhe është shpallur në kërkim Alvaro Toptani, 27 vjeç, të afërmit e mësueses së Historisë, Domenika Toptani.

Lexo edhe: Sherri i mësueseve te “Çajupi” për tavolinën, të afërmit kapën karriget. 1 i arrestuar, 5 hetohen

Motivet e zanafillës së debatit të nsiur që në shkollë nuk janë sqaruar ende por ajo që dimë është se 2 mësuese e nisën sherrin për një tavolinë në loka, gjë që e kemi parë të ndodhë shepsh mes të rinjvepor jo  mes 2 përfaqësuese të arsimit. be.k/Abcnews.al