Parandalimi i përmbytjeve në Fier, përforcohen argjinaturat

schedule11:16 - 23 Dhjetor, 2018

schedule 11:16 - 23 Dhjetor, 2018

Për të parandaluar përmbytjet në Fier, Bashkia po nxiton me përforcimin e argjinaturave dhe thellimin e kanaleve. Se sa efektive do të jenë këto investime, do të shikohet kur të vërshojnë lumenjtë.

 I ndërtuar për të tharë kënetat e myzeqesë, ai që dikur quhej sistemi i bonifikimit, prej vitesh është shndërruar në kërcënim për mijëra familje në fshatrat e Fierit.

Përmbytjet, nuk kanë vetëm Vjosën shkaktar, por edhe kanalet, që i cojnë ujërat e lumit deri në bregdet, duke shtuar numrin e familjeve dhe tokave të përmbytura.

Përforcimi i argjjnaturave krahas pastrimit të kanaleve kullues, pritet të frenojnë vershimet e lumit Vjosa. Por për banorët e zonave të përmbytura të cilët ende nuk janë kompensuar, kjo, nuk është kaq e thjeshtë. Gjithçka mbetet për t’u parë në vërshimin e radhës.

“Ia kam frikën se ajo rruga atje, argjinatura nga ajo ura ajo hiqte gjysmën e lumit”.

“Bllokohet andej dhe normal që në një vend do plasë , po qoftë pa zarar, mos qoftë në shtëpi”.

Pozicioni, gjerësia dhe lartësia e këtyre veprave ndikojnë në sasinë dhe përmasat e rrjedhes se ujërave. Nga ana tjetër carjet e mureve rrethues të shtëpive pranë kanaleve kullues janë porta që e “ftojnë” Vjosën në shtëpitë dhe tokat bujqësore.

“Nëse nuk zihen këto çarjet nga lumi, kot që është bërë për mua, se prapë do ketë përmbytje, duhet bërë patjetër. Ne ia kemi kërkuar edhe si fshat”.

Bashkia e Fierit po përfundon një nga investimet më të mëdha në sistemin kullues cka mendohet të parandalojë vërshimet e lumit Vjosa. Ujërat e kësaj te fundit kur dalin nga shtrati kalojnë nëpërmjet kanaleve  kullues nëpër dhjetëra fshatra duke përmbytur ndertesa dhe toka bujqësore. Pese vitet e fundit Vjosa ka dalë rregullisht duke shkaktuar dëme të pallogaritshme që ende nuk u janë kompensuar të prekurve nga përmbytjet.

Gazetare në Fier: Valbona Daci

/abcnews.al