Sherri i ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë mes disa banorëve ka nisur që në lokal. Më pas banorët kanë dalë jashtë duke marrë në duar edhe karriget e lokalit me të cilat kanë qëlluar njëri tjetrin.
Krsahas sendeve të forta gjatë sherrit njëri prej të përfshirëve ka nxjerrë edhe armën dhe ka qëlluar në ajër. Policia ka sekuestruar pistoletën TT me të cilën është qëlluar.
Lexo edhe: Sherr me karrige kokës dhe të shtëna në mes të Tiranës, 4 të plagosur, 2 të shoqëruar
Nga përplasja me sende të forta të plagosur kanë mbetur 4 persona, ndërsa 2 prej të tjerë janë shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Është dashur ndërhyrja e shërbimeve të Policisë për të parandaluar përshkallzimin e konfliktit. /Abcnews.al