Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Porcelanit” në kryeqytet.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkaqet janë të paqarta. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje.