Përfundojnë mes lotëve audicionet e “T’ka mami yll”, kush janë fëmijët që u larguan nga gara

schedule23:02 - 9 Tetor, 2021

schedule 23:02 - 9 Tetor, 2021

Ka përfunduar puntata e dytë e audicioneve të “T’ka mami yll” dhe juria mes shumë vështirësive ka vendosur fëmijët që nuk do të kenë mundësi të vazhdojnë më tej në këtë spektakël.

Në fund ka mbetur Kristi me Ejzën dhe sipas vendimit të jurisë është larguar kjo e fundit.

Edhe pse kjo mbrëmje është mbyllur me lot, padyshim që nuk kanë munguar emocionet, zënkat dhe patjetër argëtimi.

Riselda Sejdia: Unë personalisht pëlqej që garën ta vazhdojë Ejza dhe jo Kristi. Është mendimi im. Për çfarë arsye duhet ta vazhdojë Ejza? Më pëlqen mënyra se si kërcen. Ka goxha emocion në kërcim, në koordinim të lëvizjeve. Ka lëvizjet e shkathëta deri diku ndërsa ato të tjerat mbeten për t’u parë gjatë performancave vijuese që do të jenë. Ndërsa pse nuk jam për Kristin? Sepse siç e thash edhe më përpara Kristi nuk më jep emocion kur kërcen, i ka lëvizjet e sakta deri diku po nuk më jep emocion deri në fund të performancës.

Erjona Rusi: Unë e mendoj komplet ndryshe. Do doja shumë që Kristi ta vazhdonte këtë garë, më duket shumë i mençur. Edhe me thënë të drejtën fakti që ti vjen nga Laçi në Tiranë çdo ditë, tregon që ti e do shumë kërcimin. Edhe ti Ejza më pëlqen shumë, po mendoj që tik e më shumë aftësi, për të kërcyer dhe aktruar. Ky është thjesht mendimi im, mos e shiko si dështim.

Albi Nako: Konkurenti/ja që ka të drejtë që të jetë pjesë e Dance Reality Show “T’ka mami yll” është padiskutim Kristi. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!