Qeveria spanjolle ka vendosur të ndihmojë me 250 euro në muaj të rinjtë nga mosha 18 deri në 35 vjeç, në mënyrë që të paguajnë qiranë. Kryeministri spanjoll Sancez shpjegoi se masa do të zgjasë dy vite dhe do të jetë për të rinjtë nën 35 vjeç të cilët kanë të ardhura vjetore nën 23 mijë euro.
Në rastin e familjeve më të varfra, ky bonus mund të implementohet me masa shtesë për të mbuluar deri në 40% të çmimit të qerasë. Në projektligjin për buxhetin të miratuar nga qeveria spanjolle, të rinjtë janë prioritet. Objektivi kryesor është që ata të jenë të pavarur dhe të kenë një strehim të denjë.
Më shumë se 12 miliard euro do të investohen në politika për të rinjtë, si dhe do të rritet numri i bursave të studimit. Tashmë ligji do të diskutohet dhe do votohet në parlament./abcnews.al