Takat e larta që do t’ju duhen këtë vjeshtë

schedule14:45 - 9 Tetor, 2021

schedule 14:45 - 9 Tetor, 2021

Periudha kur vishnim vetëm atlete dhe balerina është një gjë e së kaluarës. Stili i rrugës në Milano dhe Paris, vërtetoi se takat e larta janë pjesë e stilimit të përditshëm, pasi nevoja për të veshur përsëri pjesë femërore, mbizotëronte mbi komoditetin. Sigurisht, kompanitë kryesore kanë konfirmuar se takat e larta janë trendi që vazhdon në sezonin Pranverë / Verë 2022.

Takat e stolisura

Takat e larta me kristale dhe gurë shkëlqyes që të kujtojnë diamantet, janë trendi që nga Instagram, kaloi në street style.

Pantofla të tejdukshme

Sigurohuni që t’i kombinoni me një mini fund në mënyrë që të fitojnë gjithë vëmendjen.

Takat saten

Trajtojini ato si artikullin femëror për të cilin patjetër duhet t’ja shtoni veshjeve tuaja. Në mënyrë ideale, ata kanë një ngjyrë të tillë si rozë, blu ose vjollce.

Takat e platformës

Takat me platformë janë goditja e madhe e sezonit që veshin vajzat e modës.

Takat stiletto

Ka kaluar një kohë që nga përpjekja e fundit për të balancuar takat stiletto. Është koha për t’i rikthyer sërish në vëmendjen tonë.

Takat me pjesë metalike

Takat e vjeshtës kanë detaje pikante metalike, për të krijuar një pamje rock në çdo kohë.

Taka Mary Jane

Krijojnë një rezultat më të butë edhe në pamjen më të egër dhe ky vit është padyshim një trend. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!