Davide Calabria është larguar nga grumbullimi i kombëtares italiane, pasi është dëmtuar dhe nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Mancini për duelin kundër Belgjikës.
Ky lajm ka shqetësuar edhe Milanin, pasi Calabria është një nga lojtarët kryesorë të formacionit kuqezi.
Për më tepër që edhe Florenzi i marrë në huazim nga Roma është dëmtuar dhe i duhet edhe pak kohë që të rikthehet.
Gjithsesi trajneri Pioli ka edhe Kalulu për atë pozicion dhe francezi ka bërë shpesh paraqitje të mira kur i është dhënë mundësia. / abcnews.al