Paolo Tramezzani është larguar nga drejtimi i skuadrës së Al Faisaly në Arabinë Saudite. Palët kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje dy ditë më parë.
Italiani, i cili kishte krahu i djathtë i Gianni De Biasi në kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016, pritet të rikthehet të drejtojë sërish në Zvicër.
Gianluca Di Marzio shkruan se drejtuesit e Sion, ku ka drejtuar edhe dy herë të tjera më parë, e presin në Milani për të nënshkruar dhe për t’u bërë zyrtarisht pasuesi i Marco Walker. / abcnews.al