Pse njerëzit priren t’i besojnë më shumë Google?

schedule22:07 - 8 Tetor, 2021

schedule 22:07 - 8 Tetor, 2021

“The Verge” ka publikuar të ashtuquajturën “Anketa e besimit” mbi markat e ndryshme teknologjike. Ajo që ishte një surprizë është se njerëzit priren t’i besojnë verbërisht Google duke e preferuar kundrejt Amazon, Microsoft dhe Apple dhe arsyeja është e thjeshtë. Marka tjetër e besueshme në listë është YouTube, i cili gjithashtu i përket Google.

Google nuk konsiderohet se po shkel privatësinë e përdoruesve dhe motori i kërkimit, nëse përdoret siç duhet, nuk dezinformon si platformat e tjera sociale. Sigurisht, Google gjithashtu mbledh të dhëna personale, por përdoruesi duket se nuk i kushton shumë vëmendje. Ekziston një arsye shumë specifike pse njerëzit preferojnë Google, sipas Inc.com. 

Në jetën tonë të përditshme, funksionon si “parazgjedhje e lehtë”. Motori i kërkimit, shërbimi i paracaktuar i postës elektronike, shfletuesi i paracaktuar i uebit, është vendi ku njerëzit shkojnë për udhëzime, për të gjetur një restorant aty pranë ose për të bërë plane udhëtimi.

Për çdo mendim të thjeshtë, Google është aty për të siguruar zgjidhjen në mënyrën më të shpejtë. Apple mund të ketë lansuar celularët më të njohur në tregun botëror, por iPhone nuk i “parazgjedh” gjërat për ne. Ka shumë njerëz që zgjedhin të mos blejnë një iPhone ose Mac dhe shumë më tepër që blejnë nga Target dhe jo nga Amazon.

Apple mund të jetë kompania më e madhe teknologjike në botë dhe Amazon uebfaqja më e madhe globale për blerje online, por askush nuk do të marrë parasysh përdorimin e motorit të kërkimit të Microsoft. Si rezultat, 90 përqind e njerëzve i besojnë Google më shumë dhe 70% besojnë se ai ka një ndikim pozitiv në shoqëri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!