Nga Erblina Mile
Çmimet e produkteve ushqimore kanë qenë më të larta gjatë muajit shtator në krahasim me gushtin. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se krahasuar me muajin Shtator 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,5 %, “Komunikimi” me 3,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,1 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,9 %.
Edhe nëse i krahasojmë çmimet me një muaj më parë vihet re një shtrenjtim. Kështu krahasuar me muajin Gusht 2021, çmimet e grupeve “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë”, u rritën me 1,1 % secili, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,7 %, “Shërbimi arsimor” e të njëjtën periudhë të një viti më parë përsëri çmimet janë rritur.
Frutat dhe perimet kanë peshën më të lartë në shportën e konsumit dhe zyrtarisht rezulton se ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve. Por pavarësisht rritjes së çmimeve inflacioni përsëri qëndron nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%. Sipas këtij institucioni stabilizimi i çmimeve pritet të nisë gjatë mesit të vitit të ardhshëm.
Krahasuar me muajin Shtator 2020
“Ushqime dhe pije joalkoolike” 4,6 %
“Transporti” 4,5 %
“Komunikimi” 3,0 %
“Argëtim dhe kulturë” 2,1 %
“Veshje dhe këpucë” 1,9 %
“Hotele, kafene dhe restorante” me 1,7 %
“Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %
/ Abcnews.al