Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve Arben Shkodra duke folur në “Log.” në ABC paralajmëroi edhe rritje të çmimit të ujit të ambalazhuar. Kjo tha ai pritet të ndodhë në rast të rritjes së energjisë elektrike pasi ambalazhimi do të bëhet duke përdorur energji elektrike të tarifuar më shumë se aktualisht.
“Në këto 30 vite nuk arritëm dot një politikë industriale. Sot nuk kemi një strategji për industrializimin e vendit. Serbia e di shumë mirë që nuk prodhon domate sa ne. Një industri e madhe e ambalazhimit të ujit në Francë krijon ekonomi shkalle duke investuar dhe duke pasur një çmim të ulët, Ne nuk arrijmë dot të kemi ekonomi shkalle.
Jemi vendi i dytë ose i tretë në Europë për ujëmbajtje dhe menaxhojmë 20-30% të atij uji. Ne investojmë sepse themi hajde se do ia dalim. Ne nuk prodhojmë. ¾ e kemi import. Dalin politikanë dhe flasin pse do rritet çmimi i ujit të ambalazhuar. Sepse ai ujë ambalazhohet me energji elektrike të ujit. Ti ujin nuk e merr në xhep e merr me shishe plastike”, deklaroi Shkodra.
Ai theksoi se duhet reflektim, pasi edhe vetë bizneset prodhuese në vend dëmtohen në rast të rritjes së çmimit, sepse produktet e importuara nga jashtë vijnë me kosto më të ulët për shkak të subvencioneve.
“Mendohet që ne duhet të reflektojmë ndaj çdo lloj ndryshimi që shkon në dëm të qytetarit. Nëse unë rris çmimet kuturu unë humbas tregun sepse një vend tjetër e sjell me çmime më të ulëta përmes subvencionimeve. Pse qumështi i Serbisë vjen më lirë se qumështi i prodhuar në Shqipëri. Sepse e subvencionon ai zotëria. Ne bazohemi te industrialistët që kanë para dhe marrin në bankë para.
Ne e kemi lënë biznesin e madh të liberalizuar të energjisë elektrike dhe nuk mund të mos reflektojë te kosto. Ne fatkeqësisht kemi çmime pak më të ulëta se BE por ne varemi nga lënda që marrim në BE. Ne nuk prodhojmë as llamarinë asgjë. Nuk ke nga shkon. Duhet të kuptojmë që strukturën ekonomike nuk e kemi të tillë që të përballojmë kriza dhe goditje. Ne jemi vend i vogël dhe nuk e krijojmë dot ekonominë e shkallës. Duhet të jemi zgjuar që të mos zhvillohemi kuturu por të kuptojmë potencialin që kemi. Ne nuk prodhojmë lëkurë. Një investitor shikon nëse ka apo jo interes”, deklaroi ai. m.v/Abcnews.al