Dilay Willemstein, kandidate për Miss Botën ka vendosur të mos përfaqësojë më vendin e saj në konkursin që do të zhvillohet në Porto Riko. Modelja 21 vjeçare duhej të vaksinohej kundër Covid që të merrte pjesë në garë, por nuk dëshiron të vaksinohet.
Ajo tha për mediat holandeze se nuk ndihet gati për t’u vaksinuar dhe vetëm ideja nuk e bën të ndihet e qetë. Ajo do të zëvendësohet nga e klasifikuara në vend të dytë në konkursin që zhvillohet në muajin dhjetor./abcnews.al