U ekzekutua mbrëmë në atentatin e dyfishtë në Elbasan, kush është Lulzim Bitri

schedule10:34 - 5 Tetor, 2021

schedule 10:34 - 5 Tetor, 2021

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmë në Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën Lulzim Bitri dhe shoku i tij Ardian Ardian Çollaku .

Dy viktimat janë qëlluar para një lokali në rrugën e metalurgjikut, ku duket se kishin shkuar për të konsumuar kafe.

Abcnews.al ka siguruar foton e Bitrit rreth 35 vjeç nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje. Lulzim Bitri, ka qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë.

LEXO EDHE: Viktima të atentatit në Elbasan, lidhja me vrasjen e Everest Çakajt dhe miqësia me Talo Çelën

Gjithashtu ai njihej si mik i Talo Çelës, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Bitri dhe Çollaku u qëlluan rreth orës 19:00 në një lokal, pranë një pike karburanti.

LEXO EDHE:  Dinamika e vrasjes së dyfishtë në Elbasan, pritë, ndjekje dhe breshëri, e shkuara e errët

Autorët që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe armatosur e i kanë pritur shënjestrën të fshehur në makinë disa metra larg karburanti. Ende nuk është saktësuar se kush ka qenë shënjestra e atentatit por dyshimet janë se atentati mund të ketë ardhur si pasojë e larjeve të hesapeve mes bandave./abcnews.al