Mori çiftin në Rinas, kushëriri i Klinton Pirës: Nuk u grindën

schedule15:42 - 4 Tetor, 2021

schedule 15:42 - 4 Tetor, 2021

Për të zbuluar motivin që çoi në vrasjen e 31 vjeçares Jawsackie Jaboah, policia ka marrë në pyetje disa prej të afërmve të të dashurit të saj shqiptar, Klinton Pira, i cili pasi e qëlloi me atë me thikë, u hodh nga kati i 8 i pallatit dhe ndërroi jetë në vend.

Burime pranë grupit hetimor thanë për ABC se në pyetje është marrë kushëriri i 26 vjeçarit Pira. Ai ishte personi që mesditën e së shtunës shkoi në Rinas e mori prej andej shtetasen ganeze dhe e solli në Tiranë, në pallatin ku ajo online kishte rezervuar banesën për të paktën 2 ditë.

Ai i tha hetuesve se gjatë rrugës nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë tek vajza dhe Klinton Pira. Madje, sipas tij, gjatë rrugës ata janë përqafuar dhe biseduar qetë me njëri-tjetrin.

Policia nuk ka mundur të sigurojë ende dëshminë e nënës dhe të familjarëve më të afërt të Klinton Pirës, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike të tyre.

Në pyetje është marrë edhe pronari i banesës ku ndodhi ngjarja. Ai deklaroi se kur çifti kishte kryer pagesën nuk kishte vënë re diçka të dyshimtë tek dy të rinjtë. “Ishin mjaftë të qetë, madje më kërkuan t’u tregoja edhe marketin e lagjes”, ka pohuar ai, duke shtuar se nëse dy të rinjtë do të qëndrnin më shumë se dy ditë në atë banesë do e njoftonin për ta paguar.

Mësohet se nga kqyrja paraprake që policia u ka bërë celularëve të tyre, nuk ka vërejtur mosmarrëveshje në bisedat që ara kanë pasur në rrjetete sociale.

Ekspertiza në Mjeksinë ligjore, zbuloi se 31 vjeçarja ganeze, me pasaportë francezë u qëllua 3 herë me thikë. Një plagë në kraharor dhe dy të tjera në mëlçi, çka i shkaktoi edhe vdekjen rrugës për në spital./abcnews.al