Policia dhe njësia kundër terrorizmit është alarmuar mëngjesin e kësaj të hëne në Athinë. Një kamionçinë u ngjit tek Monumenti i Ushtarit të Panjohur ndërsa të ngarkuara në pjesën e pasme kishte bombola gazi.
Shoferi, i cili është vënë në pranga, bëri disa xhiro në monument përpara se të arrestohej. Ndërkohë, policia po kërkon të zbuloje sesi ai arriti aty. Aktualisht njësia e anti-terrorit po kontrollon nëse në automjet ka materiale të tjera që marrin flakë veç bombolave të gazit.
Pas incidentit, trafiku në rrugë u lirua sërish. /abcnews.al/


