VIDEO/ Tronditet Lazio, Bologna “ia nxjerr për hundësh” fitoren në derbi

schedule14:27 - 3 Tetor, 2021

schedule 14:27 - 3 Tetor, 2021

Lazio është mposhtur nga Bologna ditën e sotme, madje me rezultatin 0-3. Skuadra e Maurizio Sarri nuk e ka festuar dot triumfin në derbi kundër Romës një javë më parë dhe tashmë do të duhet një analizë e thëllë.

Për skuadrën nga kryeqyteti gjithçka nisi në mënyrën më të keqe, pasi Bologna shënoi 2 gola pa u bërë 20 minuta lojë. Barrow ishte ai që e ndëshkoi i pari Lazion, ndërsa tre minuta më pas festoi edhe Theate.

Me rezultatin 2-0 në favor gjërat u bënë më të lehta për skuadrën vendase, kurse në krahun tjetër Muriqi dhe Hysaj duhet të bënin mrekullinë për të përmbysur rezultatin.

Hickey në pjesën e dytë u dha fund shpresave te Lazio, qoftë edhe për nëj baraazim, pasi i ccoi shifrat në 3-0. 15 minutat e fundit Lazio luajti me një lojtar më pak, pasi Acerbi u ndëshkua me karton të kuq. Asnjë ndryshim deri në fund dhe Bologna mori tre pikët, që e barazojnë me Lazion në renditje (11 pikë të dyja ekipet). / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!