Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Qëlloi me thikë të dashurën, ky është pallati në Tiranë nga ku u hodh i riu shqiptar

schedule19:44 - 2 Tetor, 2021

schedule 19:44 - 2 Tetor, 2021

TIRANË- ABC ka siguruar videon e pallatit në rrugën Pjetër Budi në Tiranë nga ku u hodh 26-vjeçari Klinton Pira pasi qëlloi me thikë të dashurën nga Gana.

21 vjeçari ka ndërruar jetë në vend ndërsa 31-vjeçarja e quajtur Jawsackie Jaboah ka humbur betejën pasi shkuar në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes çiftit për motive që ende nuk dihen. 31-vjeçarja është qëlluar me thikë nga i dashuri në banesën me qira ditore që ndodhej në katin e tetë të pallatit që shihet në video. E plagosur rëndë, Jaboah ka dalë nga banesa që kishin marrë të dy me qera për të kërkuar ndihmë.



Lexo edhe: Si nisi sherri në Tiranë, i riu qëlloi me thikë 31-vjeçaren nga Gana në banesën me qira

Pak minuta më pas Pira është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen në vend. Ndërkohë që hetimet vijojnë nga autoritetet ende nuk dihet se përse ka nisur sherri mes çiftit të cilët i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë në mënyrë tragjike. Nga postimet në rrjete sociale të të riut shqiptar vihet re se ai i bënte dedikime dashurie të dashurës së tij.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!