Negociatat dhe vizat, ekspertët: Integrimi në BE më shumë retorikë se veprime konkrete

schedule12:11 - 2 Tetor, 2021

schedule 12:11 - 2 Tetor, 2021

Nga Erneta Shevroja

Ndërsa zyrtarët më të lartë të BE deklarojnë se vendi është gati për hapjen e negociatave, një dokument i brendshëm i Brukselit, po ngrinte problemin e kërkesave të larta për azil nga qytetarët dhe mundësinë për rivendosjen e regjimi të vizave.

Ekspertët e çështjeve të integrimit thonë se problematika e azilkërkuesve duhet të shqetësojë qeverinë, edhe pse nuk ndikon drejtpërdrejt në integrimin.

Nuk është një lajm i mirë sepse ndikon në vendet e BE, kur emir i një vendi përmend për shkelje të marrëveshjeve të ndryshme, gjë që bën që mbështetja e vendeve të vijnë duke u zbehur”, ka thënë Gledis Gjipali ekspert i marrëdhënie Ndërkombëtare.

Raporti që doli për vizat është një problem i madh për Shqipërinë, për qeverinë shqiptare, nuk besoj se do të na rivendoset regjimi i vizave.

Ekspert i Çështjeve të Integrimit, Ilir Alia është i mendimit që Brukseli të integrojë më shpejtë Ballkanin Perëndimor. Pengesat janë të brendshme.

“Ato e kanë ndarë mendjen për nevojat gjeopolitike të tyre, për ta mbyllur këtë çështje tani është radha jonë, të mendojmë për vetë. Ne nuk plotësojmë kriteret”, ka thënë ai.

Ndryshe mendon eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gledis Gjipali.

“Ka shumë probleme brenda BE, gjë që ka ulur prioritetin e zgjerimit, pothuajse në fund të listës së prioriteteve të BE. Vitet e fundit po anon më shumë retorika se sa ecuria konkrete në procesin e integrimit, kjo duket nga hapësirat në BE krijon për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shprehet ai.

“Çështja e bullgarisë me Maqedoninë  e Veriut, është thjeshtë një justifikim”.

Të martën e kësaj jave, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Vond Der Lejen deklaroi se vendi ka përmbushur kërkesat dhe është BE që duhet të heqë pengesën për çeljen e negociatave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!