Lebron James pati një mbrëmje të vështirë në Washington, duke pësuar një humbje të rëndë. Basketbollisti më i mirë i botës nuk pati energji për t’u përballur me yllin e vendasve, John Wall.
Kishte plot 16 vjet që nuk paraqitej kaq keq në këtë Arenë. Washingtoni nuk ka qenë një qytet armiqësor për Lebron James, veçse ylli më i madh i planetit në basketboll, pati një mbrëmje “jo”. Vetë ai, por edhe ekipi i tij Los Angelos Lakers, morën një mësim të mirë nga skuadra që ka për pronar Michael Jordan, yllin tjetër të madh, me të cilin duan ta krahasojnë Lebronin. Numri 23 nuk mundi të shënonte më shumë se 13 pikë, kapi gjithsej 6 topa në tabela dhe shërbeu vetëm 3 pasime për kosh. Në një statistikë të rrallë për karrierën e tij, ai humbi më shumë topa, plot 4, sesa dha asiste.
Çfarë ndodhi me këtë kampion të madh?
Vetë James u shpreh pas ndeshjes se as ai, dhe as shokët e tij, nuk kishin energji të mjaftueshme për të përballuar vendasit. Washington Wizards u udhëhoq nga John Ëall, që shënoi plot 40 pikë, kapi 14 topa në tabela, dhe shërbeu 6 asistë. Trajneri Luke Walton u detyrua ta ulte në stol Lebronin gjatë gjithë pjesës së katërt, dhe të hidhte në fushë rezervat, të cilët çuditërisht luajtën më mirë sesa titullarët. Washingtoni fitoi thellë, 128-110, duke i treguar Lakers-ave dhe James se nuk do të jetë aspak e lehtë që të realizojnë pretendimet e tyre të mëdha për të fituar titullin kampion./abcnews.al