Kur puthni partnerin tuaj është sikur të ketë një marrëveshje joformale që sytë tuaj do të mbyllen. Por pse po ndodh kjo? Nëse e pyesim veten përgjigja më e mundshme që do të na vijë është se i mbyllim sytë kur japim një puthje dashurie për arsye të pasionit dhe emocioneve të forta.
Por shkenca na jep një shpjegim tjetër, pasi sipas studimeve, arsyeja e vërtetë që mbyllim sytë kur puthemi është sepse truri ynë nuk mund të përqendrohet aq mirë në shqisat e tjera, kur ka një stimul vizual që na tërheq vëmendjen.
Lëvizja refleksive për të mbyllur sytë, është për të maksimizuar kënaqësinë. Ndërsa nëse i kemi sytë hapur dhe shikojmë përreth nesh, vëmendja jonë shpërqendrohet dhe ne nuk ndiejmë të njëjtën kënaqësi. E thënë thjesht, truri ynë di më shumë. /abcnews.al