Prekëse/ Tavolina e Saimirit mbeti bosh, kolegët e kujtojnë me lule, cigare e një foto “Dëshmorin e Atdheut”

schedule16:33 - 30 Shtator, 2021

schedule 16:33 - 30 Shtator, 2021

Kolegët e Saimir Hoxhës i cili u vra në krye të detyrës nga i riu  Aldi Rama, janë ndër personat që e kanë ndjerë më së shumti trishtimin për humbjen e tij.

Tavolina e Saimirit ka mbetur bosh, e në nder të tij kolegët kanë vendosur një buqetë me lule të bardha, një paketë cigaresh me një çakmak si dhe një fotografi për të kujtuar prezencën e tij në komisariat ku kishte shërbyer prej 5 vitesh.

Saimir Hoxhës iu dha lamtumira e fundit ditën e djeshme.

“Dëshmori i Atdheut” u vra nga Aldi Rama. Saimir bashkë me kolegët e tij kishin shkuar në afërsi të Lagunës së Kunë Vainit për të asgjësuar një parcelë me kanabis. Pasi kryen këtë detyrë ata kanë ndaluar një makinë për kontroll ku në të gjendej edhe Aldi Rama.

Në momentin që Saimir Hoxha ka shkuar afër derës së pasme të makinës, 21-vjeçari e ka qëlluar me dy plumba një në qafë dhe një në zemër duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë pas krimit i riu u fsheh për disa orë në lagunë ku më pas qëlloi veten. Ai u transportua në spitalin e Traumës por pas disa orësh ndërroi jetë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!