Nga Simon Shkreli
“Ahengu Shkodran” edhe këtë vit solli perlat e muzikës qytetare shkodrane në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore.
Këngët e kënduara nga këngëtarët e rinj, por edhe nga mjeshtrat e këngës shkodrane krijuan një atmosferë të mrekullueshme për spektatorin e pranishëm.
Bujar Qamili, mjeshtri i madh i këngës Shkodrane shprehet se një atmosferë e tillë është një kënaqësi. Ndërsa të rinjtë me zërat e tyre të mrekullueshëm po e trashëgojnë në mënyrën më të mirë këngën e ahengut.
Bardh Hysa organizatori i aktivitetit shprehet se këngët e përzgjedhura janë ato tipike të ahengut shkodran.
Këngetaret e rinj shprehen se ndihen mjaft mirë me këngën shkodrane. Ahengu shkodran është pjesë e rëndësishme e repertorit të muzikës popullore të qyteteve shqiptare të gegnisë. Meloditë e bukura shkodrane janë punuar me mjeshtri, janë lëmuar në rrjedhën e kohërave nga populli dhe një pjesë e tyre janë pastruar dhe pasuruar me elementë gjithnjë e më autoktone. ” Ahengu Shkodrane” u organizua nga Qendra Kulturore ” Pjeter Gaci” ne bashkëpunim me Muzeun Historik te Shkodrës dhe me mbështetje te Bashkisë Shkodër. /abcnews.al


