Kërkoi të jepte mësim, GJKKO “rrëzon” Edvin Priftin

schedule14:54 - 30 Shtator, 2021

schedule 14:54 - 30 Shtator, 2021

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra ndaj mjekut Edvin Prifti. Përmes avokatit të tij mbrojtës, Prifti i kërkoi gjykatës që ti lejonte të ushtronte profesionin e mjekut, por kjo kërkese u refuzua nga togat e zeza.

Më herët , Gjykata e Posaçme vendosi në sekuestro 2 llogari bankare të kardiokirurgut Prifti i vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Prifti u vu nën akuzë gjatë hetimeve për korrupsionin në gjykatën e Krujës ku arrestuar edhe Enkeleda Hoxha, teksa nga përgjimet u zbulua edhe një rast korrupsioni në sistemin e shëndetësisë. /abcnews.al