Misioni paqeruajtës i Aleancës Veri-atlantike në Kosovë i ka shtuar patrullimet në rrugët e bllokuara në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
Nga pamjet e siguruar nga Klankosova.tv. shihen pjesëtar të KFOR-it duke lëvizur në Bërnjak.
Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.
Për të njëmbëdhjetën ditë me radhë serbët janë duke protestuar në këto dy pika kufitare, duke i bllokuar rrugët për qarkullim.