Partia Demokratike do të depozitojë sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit.
Siç raporton për abcnews.al gazetari Juxhin Mustafaraj, kërkesa do të depozitohet nga Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj rreth orës 12:00-12:30. Komisioni Hetimor për hetimin e parregullsive të zgjedhjeve të 25 prillit do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.
Një ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në selinë blu shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR Urszula Gacek. Basha tha se raporti i OSBE-ODIHR fakton masakrën zgjedhore. g.v/abcnews.al