Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon ndarazi Bislimin e Petkoviçin

schedule11:45 - 29 Shtator, 2021

schedule 11:45 - 29 Shtator, 2021

I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak këtë të mërkurë në kuadër të situatës së krijuar në veri të Kosovës, ka takuar dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

Diplomati sllovak përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me kryenegociatorët ka diskutuar ndaras për të mënyra se si të zgjidhet kriza e tanishme,.

Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Lajcak.

Gjithashtu, sot në Bruksel, Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Escobar, që njëherësh është i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se ai po mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!