Real Madridi synon të gjejë një mbrojtës të djathtë i cili do të jetë në gjendje të zëvendësojë Carvajal, i cili nuk po kalon një periudhë të mirë me dëmtimet. Ideja e Lucas Vasquez, siç beri Zidane nuk e bind Ancelottin.
Tani për tani ka disa alternative në tavolinë. Trent Alexandër Arnold i Liverpool dhe Pedro Perro i Sporting, të dy operacione me kosto të lartë në merkaton e ardhshme të dimrit. Tani shfaqet një rrugë e re me efekt të menjëhershëm dhe kjo është, Serge Aurier.
Anësori francez, u largua nga Tottenham këtë verë dhe ka mbetur lojtar i lirë. Edhe pse kishte disa oferta për t’u bashkuar me klube të ndryshme në ditët e fundit të merkatos që lam pas, ai në fund nuk pranoi asnjërën prej tyre.
Për momentin, Arsenal dhe Real Madrid janë më afër për të nënshkruar me të. /abcnews.al/