“Ju flisni në tym” është kjo batuta e bërë nga Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker ndaj kryeministres Britanike Tereza Mej. E kjo e fundit nuk ka reaguar aspak mirë. Videoja në fjalë është kthyer në një hit në rrjetet sociale dhe pse të dyja palët janë përpjekur të zbusin situatën.
Tensioni mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe për Brexit, dëshmohet tashmë dhe nga një video që është bërë virale në rrjetet soviale. Kryeministrja britanike Tereza Mej akuzon presidentin e komisionit të Bashkimit Europian, Junker, se i ka thënë që ajo flet në tym. Referuar kjokërkesave të Londrës ndaj partnerëve europianë. Por kjo ngjarje është përpjekur të zbutet nga të dy, por video tashmë qarkullon në internet, me Mej që sërish akuzohet se ka dështuar për të marrë miratimin për marrëveshjen e arritur për Brexit në parlamentin britanik.
Ideja e një poshtërimi të radhës së Mej, është mohuar me vendosmëri nga Kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk si dhe nga kancelari austriak Sebastian Kurz. Të dy u shprehën se e kanë trajtuar kryeministren Mej me shumë respekt. Medje më shumë se ç’bëjnë disa deputetë britanikë. /abcnews.al