Insigne si Maradona . Të paktën për ekranin e madh të stadiumit të Napolit është kështu. Dje, para ndeshjes së fituar kundër Cagliari , fotografia e Lorenzo Insigne me fanellën me numrin 10 u shfaq pikërisht në stadiumin napolitan .
Fanella u tërhoq nga klubi pas vdekjes së ish Pibe de Oro vitin e kaluar. Një situate që bëri shumë tifozë të buzëqeshnin, duke pasur parasysh se fanella blu e Lorenzo, nga ana tjetër, përmban numrin 24.
Insigne i bëri menjëherë gjërat të qarta: “Unë kam numrin 24, numri 10 nuk mund të preket. I përket një legjende që e ka sjellë Napolin në krye të botës dhe na ka bërë të gjithëve neapolitanëve të ëndërrojmë., I përket idhullit tonë“. /abcnews.al/