Shpërthim me eksploziv në një apartament në Vlorë

schedule18:48 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 18:48 - 14 Dhjetor, 2018

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në apartamentin e nje pallati në lagjen 1 Maji të Vlorës. Lënda eksplozive ishte vendosur në banesën e marrë me qira nga e veja e peshkatarit Hyqmet Nexhipi, i cili u vra para dy vitesh në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në lagjen 1 Maji të Vlorës. Një sasi tritoli ishte vendosur në derën e një banese në katin e dytë të një pallati. Në apartament ndodhej vetëm një grua e cila ka shpëtuar pa lëndime. Nga shpërthimi ka patur dëme të shumta materiale edhe në hyrjet e tjera të pallatit.

Burime nga policia kanë konfirmuar për ABC News se në këtë banesë jetonte prej pak kohësh e veja e peshkatarit  Hyqmet Nexhipi, i cili është vrarë në janar të vitit 2016 në rrugën transballkanike të Vlorës. Ai u gjet i pajetë në nje automjet tip Hyundai dhe krimi ende nuk është zbardhur nga policia. Ndërkohë për shpërthimin e të premtes policia ka nisur hetimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!