“Stresi” i nxori bisedën, Kozaku plas “bombën”: Shikoni dosjen e plotë të “Hamzait”

schedule17:07 - 25 Shtator, 2021

schedule 17:07 - 25 Shtator, 2021

Thellohet konflikti. Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” tashmë ka edhe një tjetër armik, i cili është këngëtari i njohur “Stresi”.

Braçi përmes një postimi në rrjetet sociale paralajmëron se mbrëmjen e sotme do të publikojë fakte dhe prova të forta kundër “Stresit”, pasi ky i fundit tha se ishte ai që ndërhyri për ta shpëtuar, pasi e morën peng njerëzit e Fabio Dushkut.

Emrin dosjes, “mbreti i Instagramit” ia ka vendosur “Hamza” për të shpjeguar sipas tij tradhtinë e “Stresit” që e ka vendosur në shënjestër.

Por si nisi sherri mes djemve?

Kozak dhe Fabio Dushku janë miq prej vitesh, por gjithçka nisi përmes një video live, ku ata kanë fyer njëri-tjetrin deri në kërcënim.

Sipas Kozakut, ishte Dushku ai që e ka ofenduar duke i thënë “zorraxhi” dhe aty ka agravuar situata.

“O zorraxhi ca je duke thënë? Me rob shpie më lënë në halle të miat. Ca thua zorraxhi, unë ty po të respektoj. Unë s’të kam ofenduar ndonjëherë ty se nuk jam tip që ofendoj.

Më the mes ‘live’ 20 mijë veta zorraxhi”, u shpreh Kozak teksa i drejtohet Fabios.

Pas fyerjeve, në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim.

Më tej, Fabio ka dërguar disa miq të tij, të cilët e rrëmbyen dy net më parë dhe e futën me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut./Abcnews.al