De Jong e trajneri Koeman jashtë, konfirmohen dënimet për katalanasit

schedule20:19 - 24 Shtator, 2021

schedule 20:19 - 24 Shtator, 2021

Komiteti i Konkurrencës i Federatës Spanjolle të Futbollit ka dënuar Ronald Koeman me dy ndeshje pezullim, për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Cadiz mbrëmjen e djeshme.

Në këtë mënyrë apeli i Barcelonës nuk ka funksionuar dhe Ronald Koeman do duhet të ndjekë si një tifoz nga tribuna ndeshjet ndaj Levantes të dielën dhe atë të 2 tetorit ndaj Atletico Madrid.

Koeman u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 95 nga gjyqtari për shkak të protestave dhe se kishte kaluar zonën ku atij i lejohet të qëndrojë.

Ndërkohë, është konfirmuar edhe dënimi i De Jong, që u ndëshkua gjithashtu me të kuq dhe do mungojë në ndeshjen ndaj Levantes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!