“Administrata si plaçkë”, analistët: Po trajtohet si çiflig i partive

schedule15:50 - 24 Shtator, 2021

schedule 15:50 - 24 Shtator, 2021

“Politizimi arrin në çdo qelizë. Arrin edhe te nëpunësi i thjeshtë dhe te profesionisti. Ndarja njësoj si një çiflig që çdo parti aleate duhet të ketë institucionet e vetë dhe të punësojë njerëzit e vet.”

Këtë domethënie kanë për Erjon Tasen e Akademisë së Studimeve Politike, debatet e socialistëve në Shkodër, që përplasen me Tom Doshin se kush do të zaptojë më shumë punësime në administratë.

Për Enton Abilekajn kjo është vetëm një nga provat se Edi Rama nuk e ka seriozisht kur ju kërkon të vetëve të ndajnë partinë nga shteti. Koston në fund e marrin të gjithë qytetarët, që marrin shërbime më të këqija kur u shërbehet nga njerëz të pakualifikuara që i cakton partia.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit elektoral prill, në shtet janë punësuar 2 mijë persona shtesë.

Për drejtuesin e Dosja.al korruptimi politik përfshin edhe opozitën.

“Një opozitë që e ne shohim që është pjesë e këtij sistemi. Është po aq e korruptuar, ose pak më pak por është e korruptuar. Nuk ka folur opozita akoma për çmimin e bukës. Kartelin e prodhuesve të miellit dhe bukës e patë gjë të dënohej nga opozita?” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!