Historia e fisit Begeja dhe roli i tij në kulturën e Tiranës përmblidhet në një libër

schedule11:37 - 23 Shtator, 2021

schedule 11:37 - 23 Shtator, 2021

I nxitur nga mbesa, Hera, Maksim Begeja, historinë e familjes e ka përmbledhur në një libër, bazuar në fakte e dokumente ku nxjerr në pah vlerat e fisit Begeja në historinë 100 vjeçare të Tiranës kryeqytet.

Studiuesja Nevila Nika e çmon këtë libër, si domosdoshmëri e kthimit tek rrënjët.

Familja autoktone tiranase u vendos në fund të viteve 1700. Kontributi i familjes ka filluar me Ali Begeja, ish kryetarin e bashkisë së Tiranës për vitet 1922-1923, i cili u arrestua me grupin e deputetëve në vitin 1947 dhe vdiq nga torturat çnjerëzore.

Familja Begeja edhe në vitet e demokracisë ka vazhduar të japë një kontribut të çmuar në historinë e qytetit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!