Ronald Koeman rrezikon shumë pas dy barazimeve të fundit të Barcelonës me skuadra si Cadiz dhe Granada.
Holandezi mbrëmjen e djeshme u ndëshkua edhe me karton të kuq, në minutat shtesë në duelin kundër Cadiz.
Pas ndeshjes trajneri i Barcelonës shpjegoi çfarë ndodhi: “Kartoni i kuq nuk erdhi për shkak të një debati me gjyqtarin.
Vetëm i thashë gjyqtarit të katërt se loja duhet të ndërpritej, pasi pashë një top të dytë në fushë. Në këtë vend të japin karton të kuq për asgjë”.
Me karton të verdhë u ndëshkua edhe Sergio Busquets, pasi goditi topin që ishte në fushë në drejtim të lojtarit të Cadiz që po vazhdonte aksionin me topin e lojës. /abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1441159965310431236