Flamur Noka: Sikur edhe pistoletën të më vënë dhe të më thonë vrite PD-në, unë nuk e vras

schedule21:45 - 23 Shtator, 2021

schedule 21:45 - 23 Shtator, 2021

Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh i prerë në “Log.” se nuk do e vriste partinë, duke nënkuptuar këtu përjashtimin e Berishës, edhe po t’i jepnin pistoletën në dorë.  Noka u shpreh se një lider kur merr një vendim, nuk duhet ta shohë vetëm në aspektin personal por duke marrë parasysh efektin që ka te forca e tij politike.

“Në politikë nuk ka sentiment dhe nuk duhet të ketë sentiment. Dua një PD të fortë, të bashkuar dhe fituese. Basha ka 8 vite nuk na çoi dot në fitore. Si do na çojë në fitore pas kësaj përçarje që e çoi partinë. Një drejtues kur merr një vendim të rëndësishëm nuk duhet ta shohë në aspektin individual.

Duhet ta shohësh çfarë efektesh ka ky vendim te forca politike që unë drejtoj dhe çfarë pasojash ka ky vendim. Në rastin e zotit Berisha është një vendim i vështirë. Është njeriu që ka reputacionin më të madh në bazën e PD-së. E shohin sit ë vetmin njeri që mund ta çonte Partinë Demokratike në fitore. Për shkak të personalitetit të tij. Kur tip o merr një vendim dhe e di çfarë efekti ka në bazë si mundesh ti? Ky vendim bën një ndarje të forcës tënde politike.

Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që tip o jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund  të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës”, tha Noka.

Noka deklaroi se për 8 vite të gjithë demokratët kanë marrë pjesë në plagosjen e forcës së tyre politike por jo në vrasjen dhe varrosjen e saj.

“Edhe unë kam pasur disa herë debate me zotin Basha por kam zgjedhur të mos i bëj publike debatet. Ka një moment kur duhet të thuash ndal. Kemi marrë pjesë në plagosjen e forcës tonë politike por në vrasjen dhe varrosjen e saj nuk marrim pjesë” u shpreh ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!