VIDEO/ Nga sharjet, te tritoli dhe rrëmbimi i sotëm: Si nisi kot sherri mes Kozakut dhe Fabio Dushkut

schedule20:22 - 23 Shtator, 2021

schedule 20:22 - 23 Shtator, 2021

Familjarët e Kozan Braçit, i njohur si “Mbreti i Instagramit” mes adoleshentëve denoncuan sot në polici rreëmbimin e tij nga të afërmit e një tjetër reperi të njohur, i cili aktualisht ndodhet në burg në Athinë.

Familjarët e Kozakut deklaruan në polici se personat që e kishin rrëmbyer atë janë familjarë dhe shokë të një tjetër personazhi të njohur në rrjetet sociale, Fabio Dushkut.

Pas disa minutash në një makinë, ku katër të rinj u futën LIVE ne TikTok-un e Kozak duke e detyruar atë të thotë fjalë banale ndaj vetes, ai u la i lirë për t’u dërguar më pas nga policia ne spital për kontrolle mjekësore.

https://www.youtube.com/watch?v=JTsQVJobu2g&ab_channel=ABCNewsAlbania

Gjithçka ndodh dy javë pasi atij iu hodh një fishekzjarr i fuqishëm në shkallët e pallatit. Fillimisht u raportua për shpërthim tritoli, siç pretendoi vetë Kozaku, por më pas policia zbuloi se bëhej fjalë për një fishekzjarr. Më pas, Kozak shpërtheu në akuza dhe fyerje online ndaj Fabio Dushkut duke deklaruar se ai kishte organizuar gjithçka.

Si nisi sherri Kozak-Fabio Dushku?

Dy të rinjtë janë fyer fillimisht gjatë lidhjeve live në TikTok me fjalë banale duke kërcënuar njeri-tjetrin, por duket se gjërat kanë shkuar shumë përtej disa fyerjeve të ndërsjellta në rrjetet sociale. Kozak ofendoi dhe sfidoi disa herë Fabio Dushkun duke i kujtuar se ndodhej në burg dhe se duhej të sillej “siç i takon burrit në burg”, gjë që ka acaruar Fabio Dushkun.

https://www.youtube.com/watch?v=P937TxmtTI0&ab_channel=megamindal

Pas fyerjeve nga Kozak ndaj Fabiop Dushkut, në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim.

Kozaku i futur ne makine me zor nga kater te rinj

Pas verifikimeve policia konstatoi se bëhej fjalë për një fishekzjarr, por Kozak pretendoi se Fabio Dushku kishte urdhëruar të afërmit që t’i hidhnin tritol.

Pas kësaj ai lëshoi një mori sharjesh ndaj Fabio Dushkut në TikTok duke thënë se nëse kishte gjë, mund të merrej me të fizikisht dhe “jo të sillte njerëz fshehurazi natën”.

Lexo edhe: Rrëmbehet “Mbreti i Instagramit”, policia reagon për Kozak-un e famshëm

Duket se Dushku apo të afërmit e tij e kanë marrë seriozisht sfidën nga Kozaku para disa ditësh dhe kanë realizuar sot futjen e tij me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut.

Gjithçka ka ndodhur pas një rivaliteti pa arsye online mes të dyve, i cili ka shkuar shumë larg duke përfunduar në një pengmarrje sipas familjarëve të Kozakut. /abcnews.al