Rama mbledh rektorët: Të rishikohet autonomia universitare, e nxituar

schedule17:26 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 17:26 - 13 Dhjetor, 2018

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur rektorët dhe dekanët e universiteteve në lidhje me 8 kërkesat e studentëve protestues. Me tone kritike dhe llogaridhënieje kreu i qeverisë tha se duhet të rishikohet ligji për autonominë universitare, ndërsa akuzoi rektorin e univetrsitetit të Tiranës se është arratisur nga përgjegjësia e ligjit.

“Por nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet të dilni ju përballë universiteteve për çështje që kanë të bëjnë me universitetin. Nëse ka ardhur dita që ju të shkelni syrin dhe të mbyllni dyer dhe nëse për llogari të partive të nxisni studentët në rrugë dhe t’ia lini rrugës fatin e studentëve, jo në marrëdhënien e protestuesve e qeverisë, por në marrjen e përgjegjësive, ku situata është shumë e qartë, atëherë më falni por duhet ta rishikojmë autonominë universitare, mbase ishte e parakohshme ose e nxituar, që e bën rektorin, dekanin të pakrekshëm nga qeveria”.

Sipas Ramës autonomia univeristare është bërë arratisje nga përgjegjësia e universiteteve dhe këtu kreu i qeverisë përmendi rektorin e universitetit të Tiranës, që sipas tij ka bllokuar disa dekanate për tendera.

“Autonomia universitare është bërë arratisje nga përgjegjësia e universiteteve. Kur mendoj që rektori i universitetit është i arratisur nga përgjegjësia dhe nuk është i vetëdijshëm që ka bllokuar disa dekanate, për tendera, kjo mua më shpëton nga kapaciteti për të kuptuar se ku jetoj. S’kam asnjë arsye të akuzoj dhe ngarkoj me përgjegjësi që nuk i ka, por konstatoj me keqardhje që Rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka kuptuar ligjin për arsimin e lartë dhe 6 milionë euro për roje sigurie dhe zero për kërkim shkencor. Zëri kryesor në buxhete është automjete dhe orendi për zyra. Kam parë specifikim nga një universitet ku dekani kërkon veturë 76 mijë euro”.

Kryeministri ia faturoi univerisitetve përgjegjësinë për tarifat studimore dhe ju këkroi që tq përballen me studentët për çështjet që kanë të bëjnë me Universitetin.

“Por që të çohen në protestë dhe të kërkojnë buletinin e buxheteve online është fundi. Dhe kjo të rreshtohet te kërkesat e qeverisë, kjo nuk është A, por kjo është e para gjë që i bëhet fëmijës kur vjen në jetë. Ja sesi janë buxhetet, disa i kanë, por fakti është që njerëzit, studentët nuk i dinë. Pa thënë këto mos thoni se kam ardhur të shkarkoj përgjegjësi të qeverisë, por në leximine tim, protesta e studentëve është shuplakë për qeverinë, grusht për opozitën dhe shpresë për opinionin publik. Se çfarë për ju do ta gjeni vetë se s’më takon mua të them, por me siguri, është për ju diçka, dhe hap pas hapi do shikoni që kjo protestë lidhet drejpërdrejt me ju, me universitetet.

Tarfifat janë përgjejgësi e universiteteve, për t’i propozuar dhe përgjegjësi e qeverisë për t’i pranuar. Si ka mundësi që sot studentët nuk e dinë se çfarë janë tarifat, dhe nuk e dinë fare se nga burojnë tarifat. Çfarë ju kushton që senati akademik të funksionojë në fuqi të plotë me komptenca të plota që i jep ligji për arsimin e lartë”. /abcnews.al