Nga Juxhin Mustafaraj
Ligjvënësit demokratë e konsiderojnë të panegociueshme prezencën e tyre fizike në Komisionet Parlamentare.
Me kërkesën zyrtare të shprehur në Parlament, shumë prej tyre pohojnë se janë të vaksinuar dhe janë të angazhuar për të respektuar çdo masë në kuadër të pandemisë.
Krerët e grupeve parlamentare kanë gjetur dakordësinë për t’i vendosur një afat deputetëve për tu vaksinuar, gjë e cila sipas deputetes Oriola Pampuri, mund edhe të sjellë rezistencë nga ligjvënës të caktuar.
Demokratët shprehin edhe rezerva për mënyrën e menaxhimit të fushatës së vaksinimit.
Do të jenë tre grupet parlamentare ato që do të thonë fjalën e fundit mbi afatet e vaksinimit dhe angazhimin e deputetëve të opozitës në komisione nëse ato do të zhvillohen online. /Abcnews.al